Sport

Presidenti Duka për suksesin historik: “Vllaznia e vajzave është krenaria e qytetit të Shkodrës, por edhe gjithë Shqipërisë!”

"Tani gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë. Urime Vllaznia. Urime vajza!”

28 Shtator 2022, 18:32 Nga DOSJA

Presidenti Duka për suksesin historik: “Vllaznia e vajzave

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në faqen e tij në Facebook, ka nxituar të përshëndesë kualifikimin e skuadrës shkodrane të femrave në fazën e grupeve të Champions League. Krahas vlerësimeve edhe përgëzimeve për suksesin e arritur, presidenti Duka shprehet se “tani jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë”.

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite.

Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë.

Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FSHF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë.

E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.

Urime Vllaznia. Urime vajza!” – shkruan presidenti Armand Duka, në faqen e tij personale në Facebook.

Presidenti Duka për suksesin historik: “Vllaznia e vajzave

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll