Aktualitet

Djali iu vra në masakrën e Fushë Krujës, ç'tha babai i Brilant Martinajt: Nuk e dija as ku ishte dhe as me kë

Rakip Martinaj tha se dinte shumë pak ose aspak, për lëvizjet e të birit 23-vjeçar.

28 Shtator 2022, 20:32 Nga k.m.
Djali iu vra në masakrën e Fushë Krujës, ç'tha
Brilant Martinaj

TIRANË- Rakip Martinaj ka treguar se ditën e vrasjes të të birit nuk kishte asnjë ide për vendndodhjen e tij. Sipas dosjes hetimore, të siguruar për emisionin "Në shënjestër", Rakip Martinaj tha se dinte shumë pak ose aspak, për lëvizjet e të birit 23-vjeçar.

“Ditën e ngjarjes nuk kam patur dijeni me kë ishte Brilanti dhe as me kë ishte”, tha Rakip Martinaj.

Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.

Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë. 10 ditët e fundit rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në polici.

rakip martinaj brilant martinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2022, 18:22 k.m.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Pamje nga spoti Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon ...