Aktualitet

Vrasja e trefishtë/ Natën e masakrës Policia zbarkoi në Fushë Krujës, u morën në pyetje 'përfaqësues' të familjeve Haka dhe Bami

Njëkohësisht me familjen Bami, grupi hetues mori në pyetje edhe pjesëtarë të një tjetër familje problematike në Nikël. Personi i radhës që u pyet ishte Lutfi Haka, babai i Marklen Hakës.

28 Shtator 2022, 20:25 Nga k.m.
Vrasja e trefishtë/ Natën e masakrës Policia zbarkoi në
Lufti Haka dhe Valter Bami

TIRANË- Pas vrasjes së trefishtë në Fushë Krujë, Policia kontrollet e para i bëri në zonë. Fillimisht mori në pyetje Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit. Po pa specifikuar përse hetimet e saj, ishin ndalur pikërisht te ‘Të fortët’ e Niklës.

“Ditën e ngjarjes kam qenë duke drekuar në Sarandë. Viktimat nuk i njoh dhe emrat ua kam dëgjuar vetën në media. Më herët kam qenë me pushime jashtë vendit”, pohoi Valter Bami, siç bëhet me dije nga dosja hetimore e siguruar për emisionin "Në Shënjestër". Njëkohësisht me familjen Bami, grupi hetues mori në pyetje edhe pjesëtarë të një tjetër familje problematike në Nikël. Personi i radhës që u pyet ishte Lutfi Haka, babai i Marklen Hakës.

Ky i fundit pre e një atetanti të radhës të rëndë, në muajin qershor 2022, vetëm disa javë para se Martinaj të ekzekutohej. Lutfi Haka, që nuk dha ndonjë detaj me interes për grupin hetues. Ndërsa djali i tij Marklen Haka, u deklarua se nuk u gjend në banesë. Ndërkohë që Policia shpalli njoftim për ndalimin në kufi për shtetasit Fatjon Murati, Alesio Dobrozi dhe Roan Brahimi (Prendi). Po kështu edhe për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili del i pranishëm edhe natën kur Enver Stafuka u rrëmbye dhe u zhduk nga një togë banditësh të maskuar si policë, për të mos u gjetur më kurrë që nga 8 shkurti i vitit 2015.

Por po ashtu, Ramazan Rraja i cili në një komunikim për "News 24", u shpreh lidhur mbi ngjarjen e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, se ai jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë. Dhe se nuk ka përplasje me familjen Martinaj, por se po sulmohet thjesht për shkakun se është nip i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

lufti haka valter bami

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2022, 18:22 k.m.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Pamje nga spoti Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon ...