Aktualitet

VD- Si ndodhi vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Paplekaj ngjitur me Policinë, askush s'ndërhyn

E vetmja që vjen me shpejtësi është efektivja e forcave "Shqiponjave", e cila sa mbërrin me motorrin e saj, rrëzohet në tokë sepse plagoset.

28 Shtator 2022, 19:37 Nga k.m.
VD- Si ndodhi vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Paplekaj ngjitur me
Pamje nga atentati

ELBASAN- Dalin për herë të parë pamjet nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Pamjet e papublikuara më parë janë transmetuar në emisionin “Në Shënjestër", ku duket qartë përplasja fillimisht verbale dhe më pas është nxjerrë arma. Por ajo që e bën më skandaloze videon është fakti që në të njëjtin vend janë edhe efektivët e Policisë së Shtetit që nuk ndërhyjnë për asnjë moment. E vetmja që vjen me shpejtësi është efektivja e forcave "Shqiponjave", e cila sa mbërrin me motorrin e saj, rrëzohet në tokë sepse plagoset.


Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve. Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie. Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditën para zgjedhjeve të 25 prillit.

 

pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2022, 18:22 k.m.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Pamje nga spoti Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon ...