Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Zvicër, burgim i përjetshëm për 54-vjeçarin nga Kosova që vrau gruan dhe kunatën

Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg. Po ashtu, vrasësi do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare.

28 Shtator 2022, 20:20 Nga k.m.
Vrasja e dyfishtë në Zvicër, burgim i përjetshëm
Foto ilustruese

Vrasësi i dyfishtë nga Hauseni doli përpara Gjykatës së Lartë - ai nuk mundi t'i shmangej burgimit të përjetshëm, të shqiptuar nga shkalla e parë

Gjykata e Lartë (kantonale) e Aargaut ka shpallur fajtor për vrasje të shumëfishtë 54-vjeçarin nga Kosova, i cili kishte vrarë gruan dhe motrën e saj, të dyja nga Shqipëria, më 8 janar 2018, në Hausen, transmeton albinfo.ch. Për këtë vepër ai ishte gjykuar nga data 7 deri më 10 qershor 2021. Seanca qe zhvilluar në gjimnazin në Hausen.

Gjendja mbetet kjo: Burri që goditi me thikë gruan dhe kunatën në Hausen më 8 janar 2018, mbetet në burg, shkruan aargauerzeitung.ch. Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur atë fajtor për vrasje të rëndë të shumëfishtë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Veç kësaj, Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg. Po ashtu, vrasësi do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare (pas vuajtjes së burgut, e cila, edhe në rastin e burgut të përjetshëm nuk zgjat më shumë se 15 vite, v.j.).

Ai duhet t’u paguajë paditësve privatë gjithsej më shumë se 200.000 franga si kompensim dhe dëmshpërblim, transmeton albinfo.ch. Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.

Autori kishte kërkuar aktgjykimin që do ta shpallte fajtor për vrasje të shumëfishtë dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg. Si hap tjetër, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim. Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale./albinfo.ch

zvicer

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2022, 18:22 k.m.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Pamje nga spoti Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon ...