Mediu zbardh takimin me Yuri Kim: Duhet transparencë për financimet e partive politike
Mësohet se gjatë takimit Ambasadorja Amerikane ka folur për ndikimet ruse në financimin e partive politike. Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, dhe sekretarin Michael Ball. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se gjatë takimit Ambasadorja Amerikane ka folur për ndikimet ruse në financimin e partive politike. Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.
Po ashtu u ra dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës në këtë proces. Nga ana e tij Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.
“Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe kordinuar me NATO dhe SHBA.”, shkruan më tej Mediu në Instagram.
Vieë this post on Instagram
Ditën e djeshme Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e djeshme pati sërish një vizitë në Kryesinë e Kuvendit ku u takua me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Me anë të një postimin në rrjetet sociale Tabaku zbardhi takimin me Kim ku shkruante se ishte folur për luftën ndaj korrupsionit por dhe për zgjedhjet e lira. Vizita e sotme me Ambsadadores Kim vjen në kuadrin e takime që ajo ka ndërmarrë së fundmi me krerët dhe përfaqësuesit e partive politike në vend.
Sondazh
“Artistët flaken rrugëve”, Berisha: Ata që kënduan në tunel këngët e Ramës morën 23 mln lekë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në bashkëpunim me Gëzim Kalanë, president i bas...
'Kam 1500 kuintal mollë, s'kam ku i shes'/ Frida Krifca injoron fermerin në Korçë, i kthen kurrizin e ikën...
Frida Krifca KORÇË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca takoi sot vartësit në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale n&e...
Vendimi: Mjekët që do të punojnë larg vendbanimit të tyre do të marrin 15 mijë lekë në muaj shtesë
Ogerta Manastirliu TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur kompensimin financiar për mjekët specialistë të emëruar larg vendban...
Zbardhet ARSYEJA e vizitës së Tom Doshit në Kryeministri, shkoi në zyrat e Bashkëqeverisjes
Tom Doshi TIRANË- Zbulohet arsyeja se përse ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u shfaq sot në Kryeministri. Burime p&eum...
'Financimi rus'/ Yuri Kim sërish në Kryesinë e Kuvendit, takohet me Mediun dhe Mesila Dodën
Yuri Kim dhe sekretari Michael Bell gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu TIRANË- ...
Berisha: Pedagogu i Universitetit të Sporteve u shkarkua me urdhrin direkt të Edi Ramës
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me sindikatat ku ka folur p&eum...
“Është për të ardhur keq”, Shqipëria dhe Rusia përplasen për Kosovën në OKB
Vasily Nebenzya dhe Ferit Hoxha SHBA- Çështja e Kosovës ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipëris&eu...
Shkolla në Vaun e Dejës/ Këlliçi: Bursa e studentëve shkon tek zyrtarët e Bashkisë. Nënkryetari: PD të shkojë në Prokurori
Kristian Shkreli dhe Belind Këlliçi SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një ak...
Ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë në Hagë për të takuar liderët e UÇK, kush mungon
Topi, Moisiu, Majko dhe Pacolli HAGË- Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi së bashku me ...
Dakortësi me Berishën? Meta e 'vulos': Opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje!
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e bëri fakt të kryer se në zgjedhjet lokale të 2023-it, P...
