Politike

Zbardhet ARSYEJA e vizitës së Tom Doshit në Kryeministri, shkoi në zyrat e Bashkëqeverisjes

Tom Doshi ka pasur një takim në zyrat e bashkëqeverisjes, të cilat ndodhen në katin e parë të godinës së Kryeministrisë. Mësohet se ai ka debatuar për disa ankesa nga Shkodra dhe administratën shtetërore, e më pas është larguar.

28 Shtator 2022, 17:34 Nga k.m.
Zbardhet ARSYEJA e vizitës së Tom Doshit në Kryeministri, shkoi
Tom Doshi

TIRANË- Zbulohet arsyeja se përse ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u shfaq sot në Kryeministri. Burime për Report TV bëjnë me dije se Doshi ka pasur një takim në zyrat e Bashkëqeverisjes, të cilat ndodhen në katin e parë të godinës së Kryeministrisë. Mësohet se ai ka debatuar për disa ankesa nga Shkodra dhe administratën shtetërore, e më pas është larguar. Megjithatë nuk sqarohet konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Po ashtu, mësohet se Tom Doshi është parë të hyjë e të dalë nga ambientet e Këshillit të Ministrave nga hyrja e përdorur nga administrata në godinën, e cila më parë përdorej nga Ministria e Financave. Por lidhur me vizitën e tij, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Kryeministria, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh sot se nuk kishte asnjë ide se përse Doshi kishte shkuar në godinën e tij.

tom doshi tom doshi ne kryeministri

Sondazh

Poll