'Financimi rus'/ Yuri Kim sërish në Kryesinë e Kuvendit, takohet me Mediun dhe Mesila Dodën
Ambasada amerikane nuk ka reaguar në lidhje me takimin e zonjës Kim me Dodën dhe Mediun ndërkohë që nuk ka pasur reagim edhe për takimet e zhvilluara më parë. Ambasada bënte të ditur vetëm faktin se Kim do zhvillojë një tour takimesh me drejtues të grupeve parlamentare në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe çështjeve që oritet të diskutohen.
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka vazhduar edhe ditën e sotme takimet në Kryesinë e Kuvendit. Sot, Kim takimin e ka nisur me Mesila Dodën në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Integrim" në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, më pas takimi ka vijuar me kryetarin e Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, njëherazi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediun. Ambasadorja amerikane shoqërohej në këtë takim nga sekretari Michael Ball.
Ambasadorja Yuri Kim nuk ka dalë me një deklaratë lidhur me takimet e zhvillura në Kuvend, por nga ana tjetër, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu me anë të një postimi në rrjetin social Instangram ka zbardhur detaje nga takimi. Mediu shkruan se në takim është diskutuar sa i përket financimeve ruse në partitë politike si dhe shmangia e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Pjesë e bisedës ka qenë dhe çështja e sulmit kibernetik në vend të ndodhur në vend, për të cilin qeveria shqiptare dhe SHBA-ja kanë akuzuar Iranin.
“Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe kordinuar me NATO dhe SHBA.”, shkruan më tej Mediu në Instagram.
Ndërkohë, kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda teksa ka zbardhur takimin me ambasadoren Kim ka dhënë dhe detaje nga biseda mes tyre. Me anë të një postimi në Facebook Doda shkruan se me anmbasadoren ka folur për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve dhe për demokracinë në vend.
"Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend", shkruan ajo.
Ditën e djeshme Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e djeshme pati sërish një vizitë në Kryesinë e Kuvendit ku u takua me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Me anë të një postimin në rrjetet sociale Tabaku zbardhi takimin me Kim ku shkruante se ishte folur për luftën ndaj korrupsionit por dhe për zgjedhjet e lira. Ndërkohë disa ditë më parë ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke "thyer akullin" e mosmarrëveshjeve të fundit mes tyre. Vizita e sotme me Ambsadadores Kim vjen në kuadrin e takime që ajo ka ndërmarrë së fundmi me krerët dhe përfaqësuesit e partive politike në vend.
Sondazh
Berisha: Pedagogu i Universitetit të Sporteve u shkarkua me urdhrin direkt të Edi Ramës
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me sindikatat ku ka folur p&eum...
“Është për të ardhur keq”, Shqipëria dhe Rusia përplasen për Kosovën në OKB
Vasily Nebenzya dhe Ferit Hoxha SHBA- Çështja e Kosovës ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipëris&eu...
Shkolla në Vaun e Dejës/ Këlliçi: Bursa e studentëve shkon tek zyrtarët e Bashkisë. Nënkryetari: PD të shkojë në Prokurori
Kristian Shkreli dhe Belind Këlliçi SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një ak...
Ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë në Hagë për të takuar liderët e UÇK, kush mungon
Topi, Moisiu, Majko dhe Pacolli HAGË- Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi së bashku me ...
Dakortësi me Berishën? Meta e 'vulos': Opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje!
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e bëri fakt të kryer se në zgjedhjet lokale të 2023-it, P...
Meta paralajmëron depozitimin e projektligjit të ri për ndërtimet pa leje: Qytetarëve t’u legalizohen pa pagesë
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se së shpejti do të depozitojnë një projektl...
Grupi i dedikoi këngë në këmbim të 23 mln lekëve, Rama: Nuk jap unë visto për shpenzimet e Bashkisë Sarandë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmët për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga ...
PD dorëzon në Kuvend projektligjin për lustracionin, Bylykbashi: Garanton hapjen e plotë të dosjeve
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka dorëzuar në emër të Partisë Demokratike, në Kryesinë e Kuvendi...
I shkoi Tom Doshi në zyrë? Rama e mohon: S'di kë takoi, unë hyj nga diku tjetër e s'merrem me përgjime
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka zhvilluar asnjë takim me ish-kreun e partisë socialdemokrate, i ci...
Distancim nga Ahmetaj? Rama-gazetarëve: Ju paftë Zoti që tregoni përralla! Kemi të drejtën tonë të bëjmë lëvizje
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për largimin e Arben Ahmetajt nga posti drejtues në Qarkun e Vlorës. P...

