Zbardhet ARSYEJA e vizitës së Tom Doshit në Kryeministri, shkoi në zyrat e Bashkëqeverisjes
Tom Doshi TIRANË- Zbulohet arsyeja se përse ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u shfaq sot në Kryeministri. Burime p&eum...
Mjekët duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre. Kjo bëhet duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente.
TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur kompensimin financiar për mjekët specialistë të emëruar larg vendbanimit të tyre për një periudhë 3-vjeçare. Me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është vendosur që në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë këta mjekë përfitojnë 15 000 lekë në muaj.
Mjekët duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre. Kjo bëhet duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente.
Vendimi vlen për mjekët që janë emëruar dhe kanë filluar detyrën para datës 1 korrik 2022 do të jenë përfitues të kompensimit për kosto jetese për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kontratës 3-vjeçare.
1. Mjekët, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor për një periudhë trevjeçare.
2. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi, të cilët emërohen larg vendbanimit të tyre përfitojnë një kompensim në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
3. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre, duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente sipas ligjit.
4. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi, të cilët janë emëruar dhe kanë filluar detyrën para datës 1 korrik 2022 do të jenë përfitues të kompensimit për kosto jetese për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kontratës 3-vjeçare.
5. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore dhe drejtoritë rajonale të operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, si dhe institucionet shëndetësore publike për zbatimin e këtij udhëzimi.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Tom Doshi TIRANË- Zbulohet arsyeja se përse ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u shfaq sot në Kryeministri. Burime p&eum...
Yuri Kim dhe sekretari Michael Bell gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu TIRANË- ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me sindikatat ku ka folur p&eum...
Vasily Nebenzya dhe Ferit Hoxha SHBA- Çështja e Kosovës ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipëris&eu...
Kristian Shkreli dhe Belind Këlliçi SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një ak...
Topi, Moisiu, Majko dhe Pacolli HAGË- Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi së bashku me ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e bëri fakt të kryer se në zgjedhjet lokale të 2023-it, P...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se së shpejti do të depozitojnë një projektl...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmët për paratë e paguara për t'i dedikuar atij një këngë nga ...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka dorëzuar në emër të Partisë Demokratike, në Kryesinë e Kuvendi...