Politike

'Financimi rus'/ Yuri Kim sërish në Kryesinë e Kuvendit, takohet me Mediun dhe Mesila Dodën

Ambasada amerikane nuk ka reaguar në lidhje me takimin e zonjës Kim me Dodën dhe Mediun ndërkohë që nuk ka pasur reagim edhe për takimet e zhvilluara më parë. Ambasada bënte të ditur vetëm faktin se Kim do zhvillojë një tour takimesh me drejtues të grupeve parlamentare në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe çështjeve që oritet të diskutohen. 

28 Shtator 2022, 17:29 Nga e.k
'Financimi rus'/ Yuri Kim sërish në Kryesinë e
Yuri Kim dhe sekretari Michael Bell gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka vazhduar edhe ditën e sotme takimet në Kryesinë e Kuvendit. Sot, Kim takimin e ka nisur me Mesila Dodën në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Integrim" në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, më pas takimi ka vijuar me kryetarin e Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, njëherazi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediun. Ambasadorja amerikane shoqërohej në këtë takim nga sekretari Michael Ball.

'Financimi rus'/ Yuri Kim sërish në Kryesinë e
Ambasadorja, Yuri Kim dhe sekretari Michael Bell

Ambasadorja Yuri Kim nuk ka dalë me një deklaratë lidhur me takimet e zhvillura në Kuvend, por nga ana tjetër, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu me anë të një postimi në rrjetin social Instangram ka zbardhur detaje nga takimi. Mediu shkruan se në takim është diskutuar sa i përket financimeve ruse në partitë politike si dhe shmangia e  ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Pjesë e bisedës ka qenë dhe çështja e sulmit kibernetik në vend të ndodhur në vend, për të cilin qeveria shqiptare dhe SHBA-ja kanë akuzuar Iranin.

“Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe kordinuar me NATO dhe SHBA.”, shkruan më tej Mediu në Instagram.

Ndërkohë, kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda teksa ka zbardhur takimin me ambasadoren Kim ka dhënë dhe detaje nga biseda mes tyre. Me anë të një postimi në Facebook Doda shkruan se me anmbasadoren ka folur për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve dhe për demokracinë në vend. 

"Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend", shkruan ajo.

Ditën e djeshme Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e djeshme pati sërish një vizitë në Kryesinë e Kuvendit ku u takua me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Me anë të një postimin në rrjetet sociale Tabaku zbardhi takimin me Kim ku shkruante se ishte folur për luftën ndaj korrupsionit por dhe për zgjedhjet e lira. Ndërkohë disa ditë më parë ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke "thyer akullin" e mosmarrëveshjeve të fundit mes tyre. Vizita e sotme me Ambsadadores Kim vjen në kuadrin e takime që ajo ka ndërmarrë së fundmi me krerët dhe përfaqësuesit e partive politike në vend.

yuri kim fatmir mediu mesila doda

Sondazh

Poll