Politike

“Lufta” në Shkodër, PS bën lëvizjen e papritur. Ndryshohet vendi ku do mbahet mbledhja

19 Gusht 2019, 07:08 Nga DOSJA
“Lufta” në Shkodër, PS bën lëvizjen e papritur.

SHKODËR– Partia Socialsite ka bërë lëvizjen e radhës për mbledhjen ku pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

Sipas infromacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se është ndryshuyar vendi ku do të mbahet mbledhja. Mësohet se se konstituimi do të mbahet pranë bibliotekes së Universitetit të Shkodrës.

Më herët mbledhja ishte planifikuar që të mbahej në Prefekturë, por përpara kësaj godine Partia Demokratike kishte lajmëruar se do të zhvillonte protestë.

Kjo lëvizje e maxhorancës mund të ejtë bërë dhe për shmangien e një konflikti mes militantëve, pasi priten tensione.

Në rend dite të kësaj mbledhje është dhe njohja e kryetarit të ti nga zgjedhjet e 30 qershorit, por Pjetri pas akuzave për fshehje të dënimit të marrë në Itali është tërhequr nga marrja e detyrës.

Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD se ka fshehur një dënim të marrë në Itali në vitin 2003.  PD publikoi një dokument ku sipas demokratëve provohet se Pjetri ka qenë i dënuar në shtetin fqinj në vitin 2003, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetë pjesë e administratës së demokratëve në qeverinë Berisha, e më pas në PS. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per valdrin pjetrin konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder mbledhja per keshillin bashkiak te shkodres akuzat e pd per valdrin pjetrin konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder mbledhja per keshillin bashkiak te shkodres

Sondazh

Poll