Politike

Konstituohet Shkodra. PD-ja përplaset me policinë, arrestohet dhe lirohet kreu i FRPD-së, Arvit Bushati (VD)

19 Gusht 2019, 05:44 Nga DOSJA
Konstituohet Shkodra. PD-ja përplaset me policinë, arrestohet dhe

SHKODËR– Bashkia Shkodër nga sot do të ketë Këshillin e ri. Në  sallën e bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Guqakuqi”, Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit të ri Bashkiak, ku u bë dhe konstituimi. Brisela Kadia, u zgjodh kryetarja e re e Këshillit Bashkiak me 47 vota pro nga 51 këshilltare. Dy këshilltarë nuk votuan, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.  

Por Kadia nuk ishte surprizë, pasi emri i saj u zbulua disa orë para mbledhjes, ku burime për Dosja.al bënë me dije se ajo ka mbështetje të madhe në PS dhe nuk do kishte asnjë konkurrent.

E ndërkohë që PS vijonte mbledhjen e qetë, kjo qetësi u prish nga kryetarja e Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli, e cila në një fjalë të shkurtër hodhi akuza mbi të gjithë kundërshtarët e saj që ishin në sallë.

Por qetësia jashtë sallës ishte prishur që pa nisur mbledhja, pasi simpatizantë të PD kishin rrëthuar universitetin dhe u përplasën disa herë me policinë. Kjo përlasje vijoi dhe pas mbledhjes, kur socialsitët dolën nga godina, por tashmë me një vendim zyrtar pasi kishin konstituar Këshillin Bashkiak.

Simpatizantë e PD u drejtuan drejt Bashkisë Shkdoër, ku nga aty Voltana Ademi që nuk ishte lëshuar për asnjë moment zyrën sot, tha se nuk do të lejonte që institucioni që ajo drejton të uzurpohet.

Ndërkohë më herët kreu i zgjedhur i Bashkisë Shkdoër, Valdrin Pjetri pas akuzave nga PD u tërhoq nga marrja e detyrës. Akuza ndaj Pjetrit ishte për fshehjen e një dënimi që sipas PD ai e kishte marrë në vitin 2003. I zgjedhuri i 30 qershorit tha se nuk mund të merrte detyrën pa sqaruar të shkuarën e tij. Ndërkohë Rama reagoi ashpër kudnër të besuarit të tij, duke thënë se ishte e patolerusheme fshehja e një vendimi që është marrë në shkuarën.

(A.B. A.M. F.G. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër brisela kadia konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder pd proteste ne shkoder voltana ademi bashkia shkodër brisela kadia konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder pd proteste ne shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll