Aktualitet

S'ndalet Sazan Guri! Ambientalisti: Al Pacino është nga Kruja, Robert De Niro arbëresh

Ai deklaroi se aktori Robert De Niro është arbëresh.

28 Shtator 2022, 12:59 Nga A.B
S'ndalet Sazan Guri! Ambientalisti: Al Pacino është nga Kruja,
Sazan Guri

TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri është shprehur se aktori amerikan Al Pacino është nga Kruja. Në një intervistë për “Good Morning Albanians” për Euronews Albania, shtoi ndër të tjera se dhe aktori Robert De Niro është arbëresh.

“Al Pacino është shqiptar është nga Kruja. Robert De Niro është arbëresh, e ka thënë vetë në një intervistë televizive”- theksoi Guri.

Më parë, ai deklaroi se edhe ish-udhëheqësi ushtarak francez Napoleon Bonaparti dhe ish-piktori Pablo Picasso janë shqiptarë. Po ashtu, ditën e sotme ai tha se George Bush dhe George Washingon ishin me origjinë shqiptare.

sazan guri

Sondazh

Poll