Aktualitet

FOTO- KPK e shkarkoi! Mërzitet gjyqtarja e Tiranës, i biri e 'ngushëllon', i mban çantën e i hedh krahun në qafë

Mataj shoqërohet nga i biri i cili e ngushëllon për shkarkimin nga detyra

28 Shtator 2022, 11:20 Nga A.B
FOTO- KPK e shkarkoi! Mërzitet gjyqtarja e Tiranës, i biri e
Gjyqtarja dhe djali

TIRANË- Ky është momenti kur gjyqtarja Shefkie Mataj shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga fotot e shkrepura nga LSA, duket Mataj e cila shoqërohet nga i biri i cili e ngushëllon për shkarkimin nga detyra. Teksa janë duke u larguar nga salla, shihet se djali i mban edhe çantën. 

FOTO- KPK e shkarkoi! Mërzitet gjyqtarja e Tiranës, i biri e

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u shkarkua ditën e djeshme nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional, u vendos shkarkimi i Demirajt pasi nuk justifikonte dot pasurinë. 

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

shefkie mataj shefkie demiraj

Sondazh

Poll