Aktualitet

EMRI-FOTOT/ 'Çakalli' shqiptar futet në listën e më të kërkuarve të Europës, ku dyshohet se fshihet

Dedja është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

28 Shtator 2022, 12:42 Nga F.M
EMRI-FOTOT/ 'Çakalli' shqiptar futet në listën e
Berti Dedja

TIRANË- 44-vjeçari shqiptar Berti Dedja i njohur edhe si “Berti” e “Schakal” (Çakalli) është futur nga selia e policisë Reutlingen në Gjermani në listën e “më të kërkuarve të Europës” nga Europol. Vendimi wshtw marrw këtë të mërkurë, pasi 44-vjeçari akuzohet për përfshirje në organizatë kriminale që vepronte në tregtimin e drogave të forta.

Sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, Berti Dedja është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

Sipas “EUmostwnated”, Dedja prej vitit 2016, ka ushtruar një tregti profesionale të paligjshme droge, duke lëvizur kokainë dhe marihuanë nëpërmjet organizatës ku bëjnë pjesë edhe disa anëtarë të tjerë. Ai vepronte si kreu i bandës. Për transportin e drogës ka përdorur mjete të përgatitura enkas për këtë qëllim.

berti dedja

Sondazh

Poll