Aktualitet

Kontrolli i kanabisit i mori jetën/ Përkujtohet 1 vit pas vrasjes nënkomisari Hoxha, Rrumbullaku: U përball me kriminelin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Zv/ministri i Brendshëm, kolegë dhe familjarë ishin të pranishëm në ceremoni.

28 Shtator 2022, 12:29 Nga A.B
Kontrolli i kanabisit i mori jetën/ Përkujtohet 1 vit pas vrasjes
Ceremonia

LEZHË- Sot, një vit pas vrasjes është përkujtuar NënKomisar Saimir Hoxha. Policia ka organizuar një ceremoni përkujtimore në varrezat e 'Dëshmorëve të Atdheut' me rastin e një vjetorit të rënies në krye të detyrës së Hoxhës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Zv/ministri i Brendshëm, kolegë dhe familjarë ishin të pranishëm në ceremoni.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u shpreh se “Një shembull i tillë i kryerjes së detyrës është motivi më i mirë për mua, që të orientoj dhe të fokusoj organizatën e Policisë në rrugën që përshkuan heronjtë tanë, për të zbatuar dhe për të mbrojtur ligjin në interes të sigurisë së jetës dhe të pronës së qytetarëve”.

Sipas drejtorit të Policisë, Nënkomisar Saimiri nga “ndershmëria dhe përgjegjësia e tij për të përmbushur si duhet detyrën deri në gjetjen e autorit, e përballi me një kriminel që i mori jetën”.

Rrumbullaku kishte dhe një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit:

“Sot, i kërkoj secilit punonjës të Policisë së Shtetit, nga roli bazë deri në piramidën drejtuese, që të punojnë më me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri, në shërbim të vendit e të qytetarëve, pasi vetëm kështu heronjtë tanë do të prehen të qetë sepse misioni i tyre do të përçohet më tej dhe nuk ka mbetur në mes të rrugës apo i paadresuar, por çdo ditë e më shumë punohet për ta përmbushur atë”.

SI NDODHI VRASJA E NËN KOMISARIT?

Saimir Hoxha u vra me armë zjarri gjatë një operacioni anti-kanabis më 29 shtator 2021. Ishte Aldi Rama, ai i cili ekzekutoi efektivin në Lezhë. Më pas, Aldi u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.

saimir hoxha

Sondazh

Poll