Aktualitet

EMRI/ Po kthehej nga Italia, 44-vjeçari kapet me armë zjarri e thikë në Portin e Durrësit

Atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.

28 Shtator 2022, 12:46 Nga F.M
EMRI/ Po kthehej nga Italia, 44-vjeçari kapet me armë zjarri e
Armët e sekuestruara

DURRËS- Ermir Vuksani, 44 vjeç, banues në Lezhë është vënë në pranga në Durrës pasi është kapur duke u future në Shqipëri me armë zjarri dhe thikë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 44-vjeçari është ndaluar teksa futet në Shqipëri nga Porti i Durrësit. Atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.

Njoftimi i Port Durrës: Kontrolle intensive, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Erdhi nga Italia me armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohtë me vete, vihet në pranga 44-vjeçari që u kap nga shërbimet e Policisë, në tentativë për t’i trafikuar armët në vendin tonë. Arrestimi i 44-vjeçarit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga shërbimet e Portit të Durrësit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Shërbimet e Portit të Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe me autoritetet doganore të këtij Porti, si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje ndaj shtetasve dhe mjeteve të transportit me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. V., 44 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

porti i durresit

Sondazh

Poll