Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Paplekajt, avokati: Policia s'kishte transport

Seanca e radhës është vendosur për në datën 30 shtator.

28 Shtator 2022, 11:09 Nga A.B
Vrasja e Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Paplekajt, avokati: Policia
Pjerin Xhuvani

TIRANË- Seanca ndaj Arbër Paplekajt është shtyrë. Kjo është hera e pestë që vendoset nga Gjykata të shtyhet seanca e Paplekajt dhe dy ish-drejtorëve të policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi, dhe 6 efektivëve të policisë “Shqiponja”. Shkak i shtyrjes është është bërë mos prezenca e Paplekajt në seancë. Në një email të ardhur nga burgu është nënvizuar se nuk ka kapacitet për transportin e Paplekajt. Kjo është nënvizuar edhe nga avokati i Paplekajt i cili për gazetarët u shpreh se klienti i tij donte që të ishte i pranishëm mirëpo nuk është shoqëruar dot pasi nuk kishte kapacitet të nevojshëm nga ana e policisë.

Nuk ka një arsye objektive që varen nga ne, që seanca u shty. Ai donte të ishte në këtë seancë. Nuk kanë kapacitet ta shoqërojnë edhe pse Arbri ka dashur të jetë i pranishëm. Kështu thotë emaili ”, ka thënë avokati i tij.

Seanca e radhës për Paplekajn i cili po qëndron në ambientet e paraburgimit në 313 në Tiranë, është vendosur për në datën 30 shtator.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen "5 maji" në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në "SMV"-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto "SMV", u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. I përfshirë akuzohet se ishte Klemend Xhaferraj, i njohur edhe si "Kel çami", ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota.

pjerin xhuvani arber paplekaj

Sondazh

Poll