Aktualitet

Rrihet infermieri në Maliq/ Shoqata e Mjekëve: Kur kanë hall thërrasin doktorin orar pa orar

Lidhur me ngjarjen e sotme ka reaguar Shoqata e Infermierëve, e cila shpreh shqetësimin me fenomenin e dhunimit të bluzave të bardha.

27 Shtator 2022, 16:35 Nga k.m.
Rrihet infermieri në Maliq/ Shoqata e Mjekëve: Kur kanë hall
Foto ilustruese

KORÇË- Një infermier është dhunuar nga një 48-vjeçar sot në qendrën shëndetësore në Maliq. Lidhur me ngjarjen e sotme ka reaguar Shoqata e Infermierëve, e cila shpreh shqetësimin me fenomenin e dhunimit të bluzave të bardha. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, shkruhet se ytetarët nxjerrin mllefin ndaj bluzave të bardha, silur të ishin kriminelë apo vrasës. Ndaj dhe i bëjnë thirrje shtetit që të marrin masa për të mbrojtur mjekët dhe infermerët që u shërbejnë pacientëve, sipas tyre, edhe jashtë orarit zyrtar. 

Postimi i plotë:

Vazhdon dhuna ndaj bluzave te bardha. Nje 48-vjeçar rreh infermierin e qendrës shëndetësore në Maliq. Askush nuk reagon per kete fenomen qe dita dita dites po rritet. Çuditerisht ky mllef ushqehet dhe ndaj popullit te painformuar thjesht permes disa lajmeve te paverteta dhe disa shoëve qe vete sheti ben ndaj bluzave te bardha.Te gjithe ne komente duke shfryre mllef ndaj bluzave te bardha sikur keto te jene kriminel dhe vrases.Eshte e çuditshme qe po keto qe shfryjne e shajne neper komente kur shkojne tek mjeku ose infermieri ju luten e i pergezojne per punen dhe sakrificen qe bejne.

Jane po keto qe kur kane nje hall shendetesore e merin mjekun dhe infermierin orar pa orar qe te marin sherbim prej tyre,nese eshte e mundur dhe ne banese qe ata te mos mundohen deri ne spital e pasi mbarojne hallin e tyre e bejne si ajo shpreja kalova lumin te …. kalin.

Edhe sa do vazhdoje kjo sjelle ndaj bluzave te bardha??? Kur Ministria dhe Shteti do marin masa per tju siguruar jeten punonjesve shendetesore gjate orarit te punes??? Pse keto fenomene ndodhin vetem ne institucionet shteterore dhe jo dhe ne ato private kur pothuajse eshte i njejti personel qe e shajne dhe e dhunojne kur punon ne shtet dhe e ngrene ne qiell kur punon ne privat??? Mos hesht me. Reago sot. Mos te dhunohesh serisht neser.

dhuna ndaj bluzave te bardha maliq

Sondazh

Poll