Bota

Shkon në 17 numri i viktimave nga sulmi në një shkollë në Rusi, mes tyre 11 janë fëmijë

Sipas komisionit që po heton ngjarjen, dy nga 24 të plagosurit kanë vdekur nga plagët e marra mbrëmë. Njëzet e katër persona, përfshirë 22 fëmijë dhe dy mësues, u shtruan në spital dhe ata ishin në gjendje të rëndë ose jashtëzakonisht të rëndë, sipas komitetit.

27 Shtator 2022, 13:37 Nga d.a.
Shkon në 17 numri i viktimave nga sulmi në një shkollë
sulmi ne Rusi

RUSI- Numri i të vdekurve nga të shtënat në një shkollë në qytetin Izhevsk të Rusisë perëndimore u rrit në 17, thanë autoritetet të martën.

Sipas komisionit që po heton ngjarjen, dy nga 24 të plagosurit kanë vdekur nga plagët e marra mbrëmë. Njëzet e katër persona, përfshirë 22 fëmijë dhe dy mësues, u shtruan në spital dhe ata ishin në gjendje të rëndë ose jashtëzakonisht të rëndë, sipas komitetit.

“17 persona u vranë, përfshirë 11 fëmijë dhe gjashtë të rritur”, thuhet në një deklaratë.

Të hënën, një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në rajonin Udmurtia, në lindje të Moskës. Sulmuesi u identifikua si Artyom Kazantsev, i diplomuar në të njëjtën shkollë dhe kishte veshur një bluzë të zezë me simbole naziste.

Kazantsev përdori dy armë traumatike të pajisura për të qëlluar me municion të vërtetë. Ai vrau veten pasi kreu krimin dhe trupi i tij u gjet edhe në shkollë.

Rreth 982 fëmijë studiojnë dhe 80 mësues punojnë në shkollën e cila ndodhet pranë ndërtesës së administratës së qytetit në qendër të Izhevsk.

artyom kazantsev sulmi ne rusi

Sondazh

Poll