Bota

Nuk ndalen retorikat, Erdogan akuzon Greqinë për strehim të terroristëve, Mitsotakis: Ata kanë kundër gjithë Europën

Presidenti turk akuzoi Greqinë se strehon terroristë në një kamp në Lavrio, ndërsa argumentoi se armët që po mblidhen në Trakinë perëndimore dhe ishujt nuk përbëjnë asnjë problem për Turqinë.

27 Shtator 2022, 12:41 Nga d.a.
Nuk ndalen retorikat, Erdogan akuzon Greqinë për strehim të
Mitsotakis dhe Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk i kanë ndalur retorikat ndaj njvri-tjetrit duke përshkallëzuar tensionet midis dy vendeve.

Sipas Protothemës, presidenti turk akuzoi Greqinë se strehon terroristë në një kamp në Lavrio, ndërsa argumentoi se armët që po mblidhen në Trakinë perëndimore dhe ishujt nuk përbëjnë asnjë problem për Turqinë.

"Terroristët mbrohen pothuajse në çdo vend të Evropës, veçanërisht në kampin grek në Lavrio. Ne presim që të gjitha vendet, veçanërisht fqinjët, të marrin masat e duhura kundër organizatave terroriste", tha presidenti turk, duke vënë në dukje se terroristët janë një kërcënim për paqen dhe sigurinë e vendeve perëndimore, të cilat mbrojnë grupet terroriste

Duke vijuar me Greqinë, ai tha se ata e dinë shumë mirë qëllimet e atyre që e motivojnë, ndërsa tha se “armët që po grumbullohen në Trakinë perëndimore dhe në ishuj nuk kanë vlerë për Turqinë.

Forca jonë është shumë përtej tyre”. -vijoi Erdogan ku shtoi se "përkrahja nga Amerika nuk do ti shpëtojë".

Pas kërcënimeve, Erdogan ka treguar ndjeshmëri ndaj emigracionit, duke thënë se Turqia nuk dëshiron që Egje dhe Mesdheu të "ndoten me gjak njeriu, lot apo armiqësi", por "ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemër".

Ndërkohë kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë prezantimit të tij në kabinetin qeveritar foli për marrëdhëniet dypalëshe ku theksoi se Turqia nuk ka kundër vetëm Greqinë por të gjithë Europën, madej dhe aletët e NATO-s.

“Çfarëdo që Greqia kishte për të thënë, ajo ia tha qartë OKB-së. Si për vijat e kuqe ashtu edhe për qëndrimin miqësor ndaj popullit turk. Pala tjetër mund të përsërisë në mënyrë monotone gënjeshtrat dhe kërcënimet e saj. Por ajo ka mbetur vetëm në këtë galitanaki. Ne mbetemi të qetë dhe të sigurt në pozicionet tona të pastra me forcën e ligjit ndërkombëtar, vigjilencën e forcave tona të armatosura, mbështetjen e aleatëve tanë”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Në mars, mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë për disa ishuj në Egje u qetësua përsëri për një kohë të shkurtër, por dy muaj më vonë të dy vendet vazhduan manovrat e tyre ushtarake në rajon. Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkonin praninë ushtarake në kufirin e saj lindor.

kyriakos mitsotakis rexhep taip erdogan tensionet greqi-turqi

Sondazh

Poll