Bota

Kërcënimet e reja të Medvedevit: Rusia ka të drejtë të hedhë armë bërthamore në Ukrainë, nuk është bllof

Në fakt, Medvedev argumentoi se edhe në rast se Rusia përdor armë bërthamore , Perëndimi nuk do të reagojë, pasi i frikësohet një apokalipsi bërthamor.

27 Shtator 2022, 11:55 Nga d.a.
Kërcënimet e reja të Medvedevit: Rusia ka të drejtë
Medvedev

RUSI- Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të vendit, Dmitry Medvedev, bëri deklarata të reja delirante, duke deklaruar se Moska ka të drejtë të përdorë armë bërthamore nëse është e nevojshme në Ukrainë dhe se sigurisht që ky nuk është bllof.

Në fakt, Medvedev argumentoi se edhe në rast se Rusia përdor armë bërthamore , Perëndimi nuk do të reagojë, pasi i frikësohet një apokalipsi bërthamor.

Imagjinoni që Rusia është e detyruar të përdorë armën më të tmerrshme kundër regjimit të Ukrainës, i cili ka kryer një sulm në shkallë të gjerë, i cili është i rrezikshëm për ekzistencën e shtetit tonë. Besoj se NATO nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt edhe në këtë situatë”, tha aleati i ngushtë i Putinit, i cili gjatë gjithë luftës ka bërë bujë me deklaratat e tij kërcënuese.

Sipas Medvedev, siguria e Uashingtonit, Londrës dhe Brukselit është shumë më e rëndësishme për NATO-n sesa fati i Ukrainës, të cilat, siç tha ai, nuk i duhen askujt.

Në fakt, ai akuzoi palën ukrainase se është në një furi të vazhdueshme lufte dhe i bëri thirrje të kuptonte përfundimet e trishtueshme për të.

dmitry medvedev mobilizimi i ushtrise ruse lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll