Bota

Incidenti në ndeshjen mes RMV-së dhe Bullgarisë, MPJ: Dënojmë gjuhën e urrejtjes, sporti duhet të pasqyrojë respekt

Në njoftimin zyrtar të MPJ thuhet se sporti duhet të jetë shembulli i respektit reciprok si dhe pasqyrimi i raporteve të mira mes dy vendeve.

27 Shtator 2022, 12:31 Nga d.a.
Incidenti në ndeshjen mes RMV-së dhe Bullgarisë, MPJ:
MPJ

MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka dënuar shprehjen e gjuhës së urrejtjes gjatë ditës së djeshme në ndeshjen e futbollit Maqedoni-Bullgari.

Në njoftimin zyrtar të MPJ thuhet se sporti duhet të jetë shembulli i respektit reciprok si dhe pasqyrimi i raporteve të mira mes dy vendeve.

“Ministria e Punëve të Jashtme reagon publikisht dhe e dënon shprehjen e djeshme të gjuhës së urrejtjes, që ka mundur të vërehej gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ngjarjet sportive paraqesin shprehjen më të lartë të parimeve të fer raporteve, respektit të ndërsjellë dhe ndeshjes në frymën sportive. Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës paraqesin kundërthënie thelbësore të idesë së tyre bazë. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria edhe në të të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive në avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, si vende aleate në NATO, partnerë të ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe mbi të gjitha, fqinjë të mirë”, thonë nga MPJ.

marredheniet bullgari-maqedoni

Sondazh

Poll