27 Shtator 2022, 12:51
Nga d.a.
Borell, Baerbock
BRUKSEL- Negociatat për planet e ashpërsimit të sanksioneve të BE kundër Rusisë paraqesin vështirësi. Në bisedimet e para të Komisionit Europian dhe shteteve anëtare, Hungaria dhe Qiproja kanë refuzuar një kufizim të çmimit për naftën ruse, bëhet e ditur nga Brukseli. Pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm në Rusi nga ana e presidentit Putin, ministrat e Jashtëm të BE dhe të shtatë vendeve lidere demokratike ekonomike, (G7) javën e kaluar bënë të ditur sanksione të tjera kundër Moskës. Kufizimi i çmimit të naftës duhet të ishte baza e tyre. Një limit për çmimin do të bënte që Rusia të ndalte furnizimet.
Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban ka bërë përgjegjëse masat ndëshkuese të BE për rritjen masive të çmimeve për konsumatorët. Qiproja nga ana e saj do të mbrojë kompanitë e lundrimit që furnizojnë me naftë ruse vende të treta. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto kritikoi në kuadër të konferencës vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike në Vjenë "pengesat për investime në sektorin nuklear". Hungaria kërkon të ndërtojë dy reaktorë atomikë në bashkëpunim me koncernin rus, Rosatom. Gjermania ndër të tjera punon në Bruksel për fundin e bashkëpunimit nuklear me Rusinë. Të gjitha sanksionet kundër Rusisë kërkojnë vendim unanim të vendeve anëtare.
Asnjë zgjidhje për dezertorët rusë
Po ashtu vendet e BE kërkojnë një kurs të përbashkët për mënyrën e veprimit me ata rusë që nuk duan të shkojnë në luftë në Ukrainë dhe e braktisin vendlindjen. Një takim krize i 27 i ambasadorëve të vendeve anëtare nuk solli asnjë zgjidhje. Presidenca çeke ka bërë të ditur, se Komisionit Europian i është kërkuar që rregulloret për dhënien e vizave "t'i verifikojë, t'i vlerësojë dhe t'i aktualizojë duke marrë në konsideratë shqetësimet e sigurisë së vendeve anëtare".
Pasi Rusia bëri të ditur mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, vende si Gjermania e të tjerë kërkojnë një qëndrim të përbashkët për trajtimin e dezertorëve rusë. Pozicionet mes vendeve anëtare janë megjithatë të largëta. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser premtoi azil për dezertorët rusë. Vendet e tjera si ato baltike dhe Polonia e refuzojnë këtë në mënyrë strikte.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrileius Landsbergis tha se Lituania nuk do të ofrojë azil për ata "që i ikin përgjegjësisë". "Rusët duhet të qëndrojnë dhe luftojnë kundër Putinit.", shkroi Landsbergis në twitter./DW/
be per rusine viktor orban josep borell
Bota
27 Shtator 2022, 12:41
d.a.
Mitsotakis dhe Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk i kanë ndalur retorikat ndaj njvri-tje...
Bota
27 Shtator 2022, 12:31
d.a.
MPJ
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka dënuar shprehjen e gjuhës së urrej...
Bota
27 Shtator 2022, 12:24
d.a
Kovacevski
MAQEDONIA E VERIUT- Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut pretendojnë se mazhoranca parlamentare është e ...
Bota
27 Shtator 2022, 12:10
d.a.
Vujotiç
MAL I ZI- Milan Vujotiç, anëtar i lartë i grupit kriminal 'Kavaça' nga Podgorica, është arrestuar me ...
Bota
27 Shtator 2022, 11:55
d.a.
Medvedev
RUSI- Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të vendit, Dmitry Medvedev, ...
Bota
27 Shtator 2022, 11:42
d.a.
KOSOVË- Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç i është ndaluar hyrja në Mitrovicë...
Bota
27 Shtator 2022, 11:30
d.a.
Albin Kurti
Nga Republik.ch
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tani është aty ku ka dashur të jetë gjithmonë. Pas nj&e...
Bota
27 Shtator 2022, 11:16
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- Guvernatori i Floridës ka paralajmëruar shtetin që të përgatitet për një "katastrofë të ...
Bota
27 Shtator 2022, 10:55
d.a.
referendumi ne ukraine
UKRAINË- E marta është dita e fundit e një votimi për rajonet e kontrolluara nga Rusia të Ukrainë...
Bota
27 Shtator 2022, 10:38
d.a.
Kassym-Jomart Tokayev
KAZAKISTAN- Kazakistani konsiderohet një nga aleatët e përhershëm të Rusisë, por është d...