Aktualitet

Dhunë ndaj nënës dhe gruas, dy persona arrestohen në Durrës

Ata akuzohen për dhunë në familje.

27 Shtator 2022, 11:12 Nga A.B
Dhunë ndaj nënës dhe gruas, dy persona arrestohen në
Policia

DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Durrës. Ata akuzohen për dhunë në familje. Personi me inicialet M.T, 35-vjeç u ndalua nga policia pasi ka dhunuar nënën e tij ndërsa 48-vjeçari u vu në pranga pasi dhunoi bashkëshorten. Ato do të hetohen për veprën penale 'dhuna në familje'.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin M. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin R. Zh., 48 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres

Sondazh

Poll