Bota

Njihet si aleat i Putin, Kazakistani i gatshëm të presë rusët që largohen nga rekrutimi ushtarak

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev siguroi sot se vendi i tij do të mbrojë rusët që ikin atje për t'i shpëtuar rekrutimit.

27 Shtator 2022, 10:38 Nga d.a.
Njihet si aleat i Putin, Kazakistani i gatshëm të presë
Kassym-Jomart Tokayev

KAZAKISTAN- Kazakistani konsiderohet një nga aleatët e përhershëm të Rusisë, por është distancuar nga Kremlini pas pushtimit të Ukrainës 

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev siguroi sot se vendi i tij do të mbrojë rusët që shkojnë në vendin e tij për t'i shpëtuar rekrutimit.

Në ditët e fundit na kanë ardhur shumë njerëz nga Rusia. Shumica prej tyre detyrohen të largohen për shkak të një situate të paprecedentë. Ne duhet të merremi me ta, për të garantuar sigurinë e tyre”,- theksoi Tokaev.

Me këtë rast, Tokayev dënoi edhe një herë luftën në Ukrainë dhe kërkoi që të respektohet integriteti territorial i saj, ndërkohë që Rusia po mban referendume në katër provinca të Ukrainës me qëllim aneksimin e tyre.

“Integriteti territorial i një shteti duhet të jetë i pacenueshëm, është parim bazë. Në lagjen tonë të afërt po shpërthen një luftë e gjerë. Duhet ta kujtojmë këtë, duke menduar mbi të gjitha për sigurinë tonë”, theksoi ai.

Një aleat i Rusisë dhe një anëtar i një bashkimi ekonomik dhe doganor në të cilin merr pjesë edhe Moska, Kazakistani, një ish-republikë sovjetike në Azinë qendrore, gjithashtu kultivon marrëdhënie me Perëndimin dhe Kinën.

Pushtimi rus i Ukrainës ka ngritur frikën tek disa nga banorët e vendit se ata mund të bëhen objektiv i ambicieve ruse në të ardhme , kryesisht për shkak se ka një pakicë ruse në Kazakistan.

kassym jomart tokayev lufta ukraine-rusi mobilizimi i ushtrise ruse

Sondazh

Poll