Aktualitet

EMRAT/ Nafta kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, kapen dy nga tre personat e shpallur në kërkim

Mësohet se në prangat e Policisë kanë rënë kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës ”Anyway", ndërkohë që administratori ndodhet edhe në kërkim nga Policia. 

3 Gusht 2022, 17:15 Nga I.A
EMRAT/ Nafta kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, kapen dy
Nafta

DURRËS- Dy nga tre personat e shpallur në kërkim për naftën e gjetur kontrabande në Portin e Durrësit janë kapur. Mësohet se në prangat e Policisë kanë rënë kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës ”Anyway", ndërkohë që administratori ndodhet edhe në kërkim nga Policia. 

Personat që janë kapur janë Flamur Aliu dhe Nuri Xheka, ndërsa në kërkim ndodhet ende Alban Malindi. Ata kishin marrë 8- mijë lita naftë në Libi dhe e kishin futur në mënyrë ilegale në Portin e Durrësit. Por gjatë një kopntrolli nga policia, u bë e mundur gjetja e naftës. 

Peshkarexha u sekuestrua më 23 korrik në ish-kantierin detar të portit të Durrësit me 80 mijë litra naftë kontrabandë dhe policia shpalli në kërkim ekuipazhin e peshkarexhës, përkatësisht  administratorin, kapitenin dhe mekanikun e anijes.

nuri xheka flamur aliu

Sondazh

Poll