Bota

Inteligjenca britanike: Putin mund të shpallë zyrtarisht 'aneksimin' e territoreve të Ukrainës të premten

Në raport thuhet që ekziston një mundësi reale që Putin të përdorë fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht pranimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse. Referendumet që po zhvillohen aktualisht në këto territore janë planifikuar të përfundojnë më 27 shtator.

27 Shtator 2022, 10:09 Nga d.a.
Inteligjenca britanike: Putin mund të shpallë zyrtarisht
Putin

BRITANI- Presidenti Vladimir Putin është planifikuar t'i drejtohet të dy dhomave të parlamentit rus të premten më 30 shtator dhe mund ta përdorë këtë takim për të shpallur zyrtarisht pranimin e territoreve të okupuara ruse të Ukrainës në Rusi.

Ky është përditësimi i fundit i inteligjencës britanike i bërë publik nga Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit.

Në raport thuhet që ekziston një mundësi reale që Putin të përdorë fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht pranimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse. Referendumet që po zhvillohen aktualisht në këto territore janë planifikuar të përfundojnë më 27 shtator.

Udhëheqësit e Rusisë pothuajse me siguri shpresojnë se çdo njoftim për anëtarësim do të shihet si një justifikim i 'operacionit ushtarak special' dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin.

Me organizmin e referendumeve  Rusia planifikon të zyrtarizojë aneksimin e katër rajoneve, Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia, deri në fund të muajit.

mobilizimi i ushtrise ruse vladimir putin

Sondazh

Poll