Bota

"Me Ramën kemi raport vëllazëror", Abazoviç flet për marrëdhëniet me liderët e Ballkanit: Kurtin e çmoj

Në një intervistë në Opinion, Abazoviç gjithashtu ka folur rreth raporteve me presidentin serb Aleksandër Vuçiç të cilat i cilësoi si shumë të mira, madje hodhi poshtë akuzat se ai ka patur dorë në krizën politike që po ndodh në Malin e Zi.

27 Shtator 2022, 09:42 Nga d.a.
"Me Ramën kemi raport vëllazëror", Abazoviç flet
Abazovic, Rama, Vucic

MAL I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se raportet e tij me Edi Ramën dhe Albin Kurtin janë shumë të mira.

I pyetur në emisionin Opinion për raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin të cilat shpesh herë janë cilësuar si të ngruta nga mediat, ai e hodhi poshtë duke theksuar se çmon qëndrimet parimore të Kurtit.

Unë nuk jam dakord me këtë thënie. Ne jemi takuar me zoti Kurtin dy apo tre herë. E vërtetë unë mendoj se ne shkojmë mirë, ndoshta disa pyetje i shohim ndryshe, ndoshta atë të Ballkanit të Hapur e shohim ndryshe, por ajo nuk është gjë restrektive prej anës time, si unë për të pasur një mendim më të lartë apo të ulët për një person. Unë e çmoj shumë Albin Kurtin dhe e ka treguar se është parimor në çdo aspekt ashtu siç jam edhe vet krenar që e ka prejardhjen prej Ulqini. I uroj çdo sukses në udhëheqjen e tij në Kosovë"- thotë Abazoviç.

I pyetur për marrëdhëniet me Ramën, Abazoviç u shpreh se ka marrëdhënie shumë të mira miqësore e vëllazërore me të dhe i pëlqejnë personat që flasin për tema serioze.

Marrëdhëniet me Ramën janë shumë miqësore, vëllazërore, janë raporte specifike, personalisht kam qejf personat që mund të flasin për tema shumë serioze, por kur vjen momenti kanë qejf të bëjnë pak humor relaksojnë situatën. Mua këta persona shumë më konvenojnë, mendoj se edhe vetë jam ashtu”, shprehet ai.

Abazoviç gjithashtu ka folur rreth raporteve me presidentin serb Aleksandër Vuçiç të cilat i cilësoi si shumë të mira, madje hodhi poshtë akuzat se ai ka patur dorë në krizën politike që po ndodh në Malin e Zi.

“Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk janë reale. Ai është president në shtetin e vet, ne kemi shtetin tonë sovran, i cili ka politikën e vet. Atë çfarë unë mundohem të bëj edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe me atë të Kosovës, edhe me të Kroacisë, Plenkoviç, edhe me kryeministrin e Bosnjes, edhe me Kovaçevskin, i cili është jashtëzakonisht bashkëpunues. Është për të pasur një marrëdhënie e cila është jo vetëm politike, por edhe personale, njerëzore sepse është një komponent shumë i rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë Abazoviç.

dritan abazoviç edi rama albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll