Aktualitet

Zjarr në Fier, pylli në Seman përfshihet nga flakët (FOTO+VD)

18 Gusht 2019, 15:16 Nga DOSJA
Zjarr në Fier, pylli në Seman përfshihet nga flakët

FIER- Një vatër zjarri është bërë shkak për përhapjen e zjarrit në sipërfaqen pyjore të Semanit. Zjarri ka rënë pasditen e sotme dhe ka përfshirë kryesisht zonën jo ekonomike të pyllit bregdetar.

Shërbimi zjarrfikës ka konstatuar rreth 1 ha zjarre sipërfaqësore, pa dëm ekonomik, pra zjarri nuk ka prekur kurorën pyjore, por shkurre dhe pisha të rrëzuara.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 2 automjete zjarrfikëse dhe 20 forca zjarrfikëse, policia e shtetit, Emergjencat Civile te Bashkisë Fier dhe Drejtoria Pyjore.

Aktualisht forcat pjesëmarrëse po punojnë me pompa shpine për shuarjen e flakëve të zjarrit, meqenëse mjetet nuk hyjnë në brendësi të pyllit.

Zjarri është kapur në kohën e duhur dhe po shkon drejt shuarjes së tij. Mendohet qe shkak të ketë qene pakujdesia njerëzore, pasi ajo zonë është mjaft e frekuentuar nga plazhistët për çlodhje dhe hije pishash.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet semani fier zjarr ne seman digjet semani fier zjarr ne seman

Sondazh

Poll