Aktualitet

Doktori Petrit Vargu hedh polemika: Drejtori i QSUT s’merr vesh nga menaxhimi i spitalit, ortak i Digitalb

18 Gusht 2019, 13:02 Nga DOSJA
Doktori Petrit Vargu hedh polemika: Drejtori i QSUT s’merr vesh nga

TIRANË- Doktori i njohur Petrit Vargu ka deklaruar se radiologjia moderne e spitalit onkologjik, e cila është dhuruar nga Banka Botërore, rezulton e prishur prej një viti.

Por, ajo që Vargu thekson përmes një postimi në Facebook, është fakti se kjo ishte pjesë e një menaxhimi skandaloz që sipas tij i bëri drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti.

Doktori Petrit Vargu shkruan se drejtori i QSUT-së, është ortak i kompanisë digitalb, e cila tashmë është në prag falimentimi, por çfarë lidhje ka ai me QSUT-në? 

Postimi i Petrit Vargut:

Disa ditë më parë u dha një lajm interesant, që në Shqipëri kishte një radiologji 100 vjeçare. Por më interesant është lajmi, që radiologjia moderne e spitalit onkologjik e dhuruar nga banka botërore ka një vit që është prishur. A mund të imagjinohet që spitali Universitar Onkologjik të mos ketë radiologji? Kjo është pjesë e menaxhimit skandaloz që i bën QSUT-së drejtori i saj. Ky rilindas ishte edhe pjesë e kompanisë Digitalb, që siç morëm vesh para ca ditësh nga ortakja kryesore, është në prag të falimentimit. Ku ky njeri është kaq i zoti, le të nxjerrë nga balta Digitalb, ku është edhe ortak. Çfarë lidhje ka ky me QSUT-në? Aq më tepër që stonon me mjekët e QSUT-së, edhe për mesataren shumë të ulët që ka?

Kush është Enkelejd Joti?

Enkejeld Joti është drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Më parë ai ka qenë drejtor në Top Channel. Enkelejd Joti rezulton edhe aksioner me 3% të aksioneve në platformën dixhitale “Digitalb”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd joti petrit vargu qsut enkelejd joti petrit vargu qsut

Sondazh

Poll