Aktualitet

Kufoma e gjetur në Durrës, Policia hedh poshtë pistën e vrasjes: S’ishte i lidhur, s’ka asnjë shenjë dhune

18 Gusht 2019, 13:16 Nga DOSJA
Kufoma e gjetur në Durrës, Policia hedh poshtë pistën e

DURRËS- Pas gjetjes së një trupi të dekomozuar në bregdetin e Durrësit, ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit. Në një nje reagim për mediat Policia bën me dije se  në trupi ne viktimës nuk janë konstratuar shenja dhune.

Po ashtu blutë hedhin poshtë pistën e vrasjes, pasi shprehen se trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë me asnjë material. “Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull. Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një trup i pajetë u gjet sot në Durrës. Kufoma e dekompozuar u diktua nga një peshkarexhë në orët e para të mëngjesit disa milje larg nga bregu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia durres trupi i dekompozuar ne det trupi i pajete ne durres policia durres trupi i dekompozuar ne det trupi i pajete ne durres

Sondazh

Poll