Aktualitet

Task-Forca ‘zbarkon’ në portin e Vlorës, kontrolle për kapacitetin e anijeve turistike

18 Gusht 2019, 12:23 Nga DOSJA
Task-Forca ‘zbarkon’ në portin e Vlorës, kontrolle

VLORË- Drejtioria e Përgjithshme Detare Durrës ka njoftuar se grupi Task-Forcë ka zbarkuar në portin e Vlorës me qëllim kontrollin e kapaciteteve te anijeve turistike +12pasagjer.

Disa mjete turistike nuk u lejuan të marrin pasagjer me tepër se kapaciteti i lejuar sipas certifikatës se Regjistrit Detar Shqiptar. Sipas njoftimit, kapiteni i anijes ose personi që vepron në vend të tij dënohet me një gjobë prej 2

000 (dy mijë) Eurosh,

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare Durrës:

Sot ne portin e Vlores me urdher te Drejtorise se Pergjithshme Detare u riformatua  grupi punes task forc i perbere nga Kapiteneria Portit Vlore, Policia Kufitare Vlore, Siguria Portuale  me qellim kontrollin e kapaciteteve te anijeve turistike +12pasagjer. U kontrolluan me imtesi te gjithe pasagjeret qe u imbarkuan nga te cilat disa mjete turistike nuk u lejuan te marrin pasagjer me teper se kapaciteti i lejuar sipas certifikates se Regjistrit Detar Shqipetar. Pasagjeret qe ishin mbi kapacitetet e lejuara te anijeve turistike +12pasagjer qe kishin zgjedhur fundjaven per plazh ne ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit u imbarkuan ne anijet e tjera me kapacitete te mjaftueshme. Ashtu si në sezoni turistik Veror 2018 edhe kete sezon verore, Kapiteneria e Portit Vlore cdo dite perpara nisjes ne portin e Vlores dhe zones  se Radhimes monitoron kapacitetet e ketyre anijeve te cilat ne fundjave eshte tejet i ngarkuar ku nr i tyre shkon ne 1300pasagjer,  ku per kete qellim Kapiteneria e Portit Vlore se bashku me Policine Kufitare dhe Sigurine Portuale te Portit Vlore kryejne keto kontrolle ne nisje te ketyre mjeteve te cilat do te vijojne edhe ne det te hapur per te gjitha mjetet qe shkelin Kodin Detar Shqiptar do te marin sanksione sipas Nenit 387

Sanksionet për veprime të kundërligjshme gjatë transportit :

Kapiteni i anijes ose personi që vepron në vend të tij dënohet me një gjobë prej 2

000 (dy mijë) Eurosh, ose në kundërvlerën me monedhë kombëtare, për veprat e

kundërligjshme detare të mëposhtme: pika c )nëse merr në bord një numër më të madh udhëtarësh nga ai i lejuar; sipas ligjit Nr.9251, datë 8.7.2004. Gjithashtu kontrollet do te vashdojne edhe per mjetet e vogla lundruese deri 12pasagjer / 20NT si gomone, varka, etj. te cilat jane nen juridiksionin e Policise Kufitare me qellim rritjen e sigurise lundrimore te ketyre mjeteve qe operojne ne gjiun e Vlores te cilat nga viti ne vit jane ne rritje me +25%.

E gjithe kapiteneria e portit Vlore eshte duke punuar me kapacitet te plote dhe e mbingarkuar per te perballuar fluksin e turisteve qe duan te lundrojne ne atraksionet turistike te Karaburunit dhe Sazanit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anije turistike task-force vlore anije turistike task-force vlore

Sondazh

Poll