Aktualitet

Mbyllet restoranti i Kokëdhimës, bregdeti në Porto Palermo është i lirë për turistët

18 Gusht 2019, 11:32 Nga DOSJA
Mbyllet restoranti i Kokëdhimës, bregdeti në Porto Palermo

SARANDË– Restorant Panorma në Vlorë, është mbyllur ditën e sotme teksa Gjykata e Vlorës dha masën arrest me burg, për pronarin, Mihal Kokëdhima, pasi ky i fundit sulmoi një grup turistësh spanjollë.

I ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, bregdeti pranë “Panormës” mund të vizitohet falas nga turistët. 

Mbi derën e restorantit është vendosur një tabelë “Mbyllur” dhe bregdeti mund të shijohet pa pasur nevojë të paguash shezlongun e Kokëdhimës, të cilët janë hequr sot nga policia.

Jashtë derës së restorantit qëndron edhe një efektiv policie. 

Mihal Kokëdhima u la në burg ditën e sotme për kanosje, tre ditë pasi u arrestua.

Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar. Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhunë ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg mihal kokedhima mbyllet restorant panorma lihet ne burg mihal kokedhima mbyllet restorant panorma

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2019, 08:12

TIRANË– Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës. I riu nga Elbasani qarkullonte në kryeqytet me bishën luksoze të ll...