Aktualitet

‘Vandami’ Mihal Kokëdhima shpërthen në lot në sallën e gjyqit: Doja lekët e mia

18 Gusht 2019, 10:14 Nga DOSJA
‘Vandami’ Mihal Kokëdhima shpërthen në lot në

VLORË– ‘Vandami’  shqiptar që u bë mjaft i famshëm pasi hipi mbi kofanon e makinës së turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima është lëlë sot në brug nga Gjykata e Vlorës. 

Dosja.al mëson se Kokëdhima ka rrëfyer se nuk i ka prekur me dorë turistët spanjollë dhe se ka dashur vetëm të marrë lekët e tij pasi, sipas pronarit të restorant Panormës, ata kanë ikur pa paguar.

Ikën pa paguar, vrapova që t’u marr lekët e mia dhe prandaj hipa në kofano. Ata ndezën makinën dhe donin të më shtypnin,”- mësohet të ketë thënë ai.

Ndër të tjera Kokëdhima pati edhe një debat me avokatët e tij para se të niste gjyqi, teksa u theksoi atyre se kryeministrin Edi Rama e ka mik por që ky i fundit e ka harruar tashmë.

Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar. Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhunë ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg mihal koedhima mihal kokedhima mihal kokedhima ne gjyq lihet ne burg mihal koedhima mihal kokedhima mihal kokedhima ne gjyq

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2019, 08:12

TIRANË– Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës. I riu nga Elbasani qarkullonte në kryeqytet me bishën luksoze të ll...