Aktualitet

Gjykata lë në burg ‘Vandamin’ që terrorizoi turistët spanjollë, Kokëdhima: S’i preka me dorë, s’më paguan. Ramë

18 Gusht 2019, 09:43 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg ‘Vandamin’ që terrorizoi

VLORË– Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka dhënë masën “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit “Panorma”, që terrorizoi turistët spanjollë dhe u hipi mbi kofano të makinës. Seanca nisi në orën 11:00 me gjyqtare Esmeralda Habilaj, Prokuror Saimir Smaka dhe avokatët Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj.

Kokëdhima akuzohet për kanosje dhe dëmtime të tjera të pronës private me dashje. Avokati mbrojtës i Kokëdhimës kërkoi një lehtësim mase dhe pretendoi se klienti i tij ishte në shok.

Duhej të dënohej me gjobë dhe jo burgim. Turistët kanë ngrënë dhe më pas kanë ikur pa paguar.Ndaj tij është marrë një vendim politik dhe është bërë një gjyq politik. Ai ka parë turistët që kanë ikurt pa paguar. Kur kanë parë që ka marrë policinë ata kanë ikur dhe klienti u është ngjitur pas.

Nuk është ushtruar absolutisht dhunë ndaj turistët. Dhuna është ushtruar vetëm ndaj Kokëdhimës i cili i ka duart gjak pasi shoferi nuk pranonte të ndalonte makinën dhe është në gjendje shoku. Turistët spanjollë sihin nën efektin e kanabis sativa,”– mësohet të ketë thënë avokati.

Vetë Mihal Kokëdhima është paraqitur i qeshur në gjyq fillimisht teksa u ka theksuar edhe avokatëve se kryeministrin Edi Rama e ka mik, por që ky i fundit e ka harruar tashmë.

Biseda mes Mihal Kokëdhimës dhe avokatëve

Kokëdhima: Kaq interes mediatik nuk ka marrë as çështja e Osama bin Ladenit në ShBA.

Avokati: Normale që çështja jote do ketë vëmendje publike sepse ka tërhequr dhe vëmendjen e kryeministrit.

Kokëdhima: Kryeministri harron që un e kam mik atë.

Kokëdhima i njohur si ‘Vandami’ në rrjetet scoiale nuk ka kursyer ironinë ndaj medias, duke deklaruar se kaq vëmendje mediatike nuk ka pasur as në ShBA me arrestimin e Osama bin Laden.

Më vonë, pas njohjes me masën, Kkokëdhima ka shpërthyer në lot në gjyq dhe ka treguar se donte vetëm lekët e tij pasi turistët s’e kishin paguar.

Ikën pa paguar. U mundova t’i ndaloja. Ata nisen makinën dhe desh me shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin dhe nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë dhe lajmërova policinë. Ata nisën makinën dhe për pak më shtypën,”- u shpreh ai.

Edhe gruaja e Mihalit, Arqile Kokëdhima ka deklaruar para gjykatëses se nuk ka sulmuar askënd.

Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar. Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhunë ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i turisteve spanjolle gjykata le ne burg mihal kokedhimen dhunimi i turisteve spanjolle gjykata le ne burg mihal kokedhimen

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2019, 08:12

TIRANË– Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës. I riu nga Elbasani qarkullonte në kryeqytet me bishën luksoze të ll...