Aktualitet

Moti i keq në Shkodër, prurjet e lumenjve dëmtojnë urën që lidh 2 fshatrat

Si pasojë e prurjeve të përrenjve është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Nderlysaj.

26 Shtator 2022, 18:43 Nga k.m.
Moti i keq në Shkodër, prurjet e lumenjve dëmtojnë urën
Foto ilustruese

SHKODËR- Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e Dukagjinit të Shkodrës. Si pasojë e prurjeve të përrenjve është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Nderlysaj.

Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit, ndaj dhe aktualisht është i pamundur lëvizja e banorëve nga Thethi në Nderlysë.

shkoder moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll