Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, shqiptari arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës

Mësohet se i arrestuari është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës.

26 Shtator 2022, 16:07 Nga e.k
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,
Pika kufitare e Kakavijës

GJIROKASTËR- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Mësohet se i arrestuari është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Shqiptari ka menduar se do të arrijë t'i shpëtojë sitës së kontrollit në pikën kufitare por nuk ia ka dalë dot duke u arrestuar kështu në vend nga Policia greke.

policia greke dogana e kakavijes

Sondazh

Poll