Aktualitet

Elbasan/ Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një 69-vjeçar, ishte larguar dje nga banesa

Policia e Shtetit tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës të Elbasanit, ku është gjetur i i pajetë 69-vjeçari, i identifikuar si Tomor Tosku, banues në Elbasan.

26 Shtator 2022, 18:42 Nga k.m.
Elbasan/ Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një 69-vjeçar,
Foto ilustruese

ELBASAN- Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur një person të mbytur në lumin Shkumbin. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës të Elbasanit, ku është gjetur i i pajetë 69-vjeçari, i identifikuar si Tomor Tosku, banues në Elbasan.

I ndjeri ishte larguar nga banesa e tij mbrëmbjen e djeshme. Pas gjetjes së trupit, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan | Në lumin Shkumbin në fshatin Mjekës nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

elbasan lumi shkumbin tomor tosku

Sondazh

Poll