'Po qante shumë'/ Babai shqiptar dhunoi foshnjën, rrëfehet në Prokurori: Ishte 'një moment i keq'
Sipas tij, babai ka pohuar se nuk ka ditur të përballet me të qarat e fëmijës dhe se tani është në gjendje të keqe.
GREQI- Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi, ku 20-vjeçari shqiptar rrahu foshnjen e tij, vetëm 4 muajshe. Sipas raportimeve të mediave greke, avokati mbrojtës i shqiptarit Nikos Angelopoulos ka bërë me dije se shqiptari ka kërkuar falje dhe ka pretenduar se dhuna ka ndodhur si pasojë e “një momenti të keq”. Sipas tij, babai ka pohuar se nuk ka ditur të përballet me të qarat e fëmijës dhe se tani është në gjendje të keqe.
E ëma, e cila po ashtu u arrestua, është lënë e lirë dhe po ashtu të mërkurën do të dalë në hetuesi. Ata së bashku, përveç dhunës ndaj fëmijës që ndodhet në intubim në spital, po përballen edhe me akuza për mbajtje armësh dhe droge. Pasi gjatë kontrollit në shtëpi, çiftit iu gjet një armë dhe një sasi e vogël hashashi.
Nga ana tjetër, mjekët në spitalin e Fëmijëve e cilësojnë gjendjen e foshnjës si jashtëzakonisht të rëndë dhe “një bixhoz të madh” për t’i shpëtuar jetën. Kjo pasi ka marrë lëndime të mëdha në kokë e gjoks.
Gjithçka ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Aetos të komunës së Trifilisë. E ëma e foshnjës ishte duke punuar dhe babai e kontaktoi duke thënë se foshnja nuk ishte mirë. Sapo është kthyer në shtëpi, fëmija është dërguar në spitalin e Qiparisisë dhe prej andej në spitalin e Kalamatës. Analizat dhe një skanim CT treguan se foshnja kishte lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij dhe se vuante nga sindroma e dridhjeve, e cila tregon se ishte dhunuar. Nga mjekët u gjykua e nevojshme intubimi i tij, pasi ndodhej në gjendje kritike për jetën. Në të njëjtën kohë, mjekët njoftuan edhe autoritetet policore dhe babai u arrestua. Para hetuesëve, shqiptari ende i paidentifikuar pretendoi se e kishte përqafuar foshnjën dhe e ka tundur ashpër për të mos qarë.
Sondazh
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, shqiptari arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës
Pika kufitare e Kakavijës GJIROKASTËR- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ësht&eum...
Vakancat në drejtësi/ Zbardhet drafti i KLP-së: Magjistratura të bëhet 2 vite, anëtarët jo prokurorë por gjyqtarë apeli
Këshilli i Lartë i Prokurorisë TIRANË- Procesi i vetingut i nisur pas miratimit të Reformës në Drejtësi ka lën...
Qeveria jep fondin e dytë/ 8 mld lekë KESH-it për të përballuar krizën energjitike
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka miratuar fondin e dytë për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) për të sigu...
Përfundon investigimi i Microsoft-it dhe FBI-së: Tentativa kriminale për të dhënat, dështoi
Foto ilustruese TIRANË- "Sulmet kibernetike të kryera drejt 2 infrastukturave të vecanta, pronë të qeverise shqiptare, të p&e...
Kërkuan pezullimin e vendimit për mbylljen e shkollave, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Kolegjit "Turgut Ozal
Kolegji "Turgut Ozal" TIRANË- Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Kolegjit "Turgut Ozal". Kolegji kërkoi pezullimin e vendimi...
U kap teksa merrte 20 mijë lekë, Gjykata lë në arrest shtëpie mjekun e arrestuar te Trauma
Fitim Marku TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën 'arrest shtëpie' për mjekun Fitim Marku të arrestuar të pre...
Paralajmërimi i IGJEUM për reshje intensive në Shkodër, UKSH nis pastrimin e kanalizimeve
Punonjësi i Ujësjellësit duke folur për mediat SHKODËR- Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditën e so...
Arrestimi i mjekut, Artan Hoxha: Mos bëni skema me maska e jelekë antiplumb, gjeni Ervis Martinajn
Artan Hoxha dhe Fitim Marku TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arestimin e mjekut Florian Marku. I ftuar në "ABC", Hoxha tha se aksioni me...
VIDEO- Pushkë dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 45-vjeçari në Shijak (EMRI)
Policia SHIJAK- Alush Imeraj është 45-vjeçari i arrestuar në Shijak. Policia informon se pas finalizimit të operacionit pol...
Moti i keq/ Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Priten reshje të dendura shiu, ka rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh
Foto ilustruese LEZHË- Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasi sipas parashikimeve...
