Aktualitet

Covid, MSH: 11 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orëve të fundit rastet e infektuara nga koronavirusi kanë rënë.

26 Shtator 2022, 17:41 Nga I.A
Covid, MSH: 11 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Covid

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orëve të fundit rastet e infektuara nga koronavirusi kanë rënë. Nga 132 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë. Ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 132 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit 26 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki: 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë. Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore          11
Të shëruar në 24 orë        55
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore             132
Testime totale         1,978,754
Raste pozitive             330,841
Raste të shëruara        326,702
Raste Aktive             550
Humbje jete            3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            263
Elbasan             61
Shkodër        51
Fier             49
Vlorë    35
Durrës          23
Dibër                  21
Lezhë                 18
Gjirokastër       11
Korçë              10
Berat             8

covid ne vend bilanci i covid ne shqiperi

Sondazh

Poll