Aktualitet

Vakancat në drejtësi/ Zbardhet drafti i KLP-së: Magjistratura të bëhet 2 vite, anëtarët jo prokurorë por gjyqtarë apeli

Nisur nga kjo Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë disa masa. Kështu shkurtimi i viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat apo edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese janë propozuar nga KLP për të krijuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave të krijuaranë sistemin e drejtësisë.

26 Shtator 2022, 15:47 Nga e.k
Vakancat në drejtësi/ Zbardhet drafti i KLP-së: Magjistratura
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANË- Procesi i vetingut i nisur pas miratimit të Reformës në Drejtësi ka lënë bosh shumë vende në radhët e gjyqësorit. Prokurorët e gjyqtarët që u kapën në shkelje të ligjit dhe kishin probleme me pastërtinë e figurës apo dhe deklarimin e pasurisë u larguan nga sistemi duke lënë bosh "karriget e drejtësisë".

Nisur nga kjo Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë disa masa. Kështu shkurtimi i viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat apo edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese janë propozuar nga KLP për të krijuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave të krijuaranë sistemin e drejtësisë.

Vakancat në drejtësi/ Zbardhet drafti i KLP-së: Magjistratura
Drafti i propozuar nga KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një draft me propozime konkrete për të zgjidhur problematikën për këto çështje në sistemin e drejtësisë. Në draftin e publikuar nga Report Tv, KLP kërkon që magjistratët të bëjnë 2 vite shkollë e të futen në punë me vitin e 3, praktikë e paguar. Këtë iniciativë për reduktimin në periudhë trazitore të magjistraturës nga 3 në dy vite e ka deklaruar në intervistën e tij te parë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla. Një tjetër ndryshim i kërkuar është edhe e drejta e anëtarëve jo magjistratë të KLP për tu bëre pjesë e sistemit të drejtësisë. Aktualisht ky draft ndodhet në Parlament dhe ende s’ka marrë përgjigje.

reforma ne drejtesi këshilli i lartë i prokurorisë

Sondazh

Poll