Aktualitet

U kap teksa merrte 20 mijë lekë, Gjykata lë në arrest shtëpie mjekun e arrestuar te Trauma

Mjeku pësoi ditën e sotme ishemi cerebrale në paraburgim.

26 Shtator 2022, 14:58 Nga A.B
U kap teksa merrte 20 mijë lekë, Gjykata lë në arrest
Fitim Marku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën 'arrest shtëpie' për mjekun Fitim Marku të arrestuar të premten te spitali i Traumës. Duke qënë se ishte në gjendje të rëndë, Marku, nuk mundi të jepte dëshminë para gjykatës.

Mjeku pësoi ditën e sotme ishemi cerebrale në paraburgim. Duke qënë se iu rrezikua jeta, ai u dërgua në spitalin e Traumës, aty ku dhe iu komunikua masa e sigurisë.

Marku u vu në pranga më 23 shtator, në kuadër të një operacioni të realizuar nga një agjent i infiltruar. Ky i fundit u shtir si pacient dhe ka shkuar tek Trauma për të kërkuar ndihmën e Markut. Në momentin që reanimatorit i ka dhënë 20 mijë lekë, grupi ka ndërhyrë dhe ka arrestuar mjekun. Bashkë me Markun kanë përfunduar në komisariat edhe disa mjekë të tjerë. 

fitim marku aksioni te trauma

Sondazh

Poll