Aktualitet

Kërkuan pezullimin e vendimit për mbylljen e shkollave, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Kolegjit "Turgut Ozal

26 Shtator 2022, 15:23 Nga e.k
Kërkuan pezullimin e vendimit për mbylljen e shkollave, Gjykata
Kolegji "Turgut Ozal"

TIRANË- Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Kolegjit "Turgut Ozal". Kolegji kërkoi pezullimin e vendimit për mbylljen e shkollave të marrë nga ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Në vendimin e saj Gjykata Adminsitrative shprehet se kopshti t'i kërkojë dëmshpërblim ministrisë së Arsimit. Në fjalën e mbajtur pas seancës avokati u shpreh se çështja do të shkojë në Gjykatën e Apelit. Ai tha se dëmi i bëri nga ky vendim i mibnistrisë së Arsimit dhe Sporteve ka sjellë dëme të matshme dhe të dukshme për këtë institucion.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

Sondazh

Poll