Politike

Nxënësit e 'Mehmet Akif' në protestë, Rama: Ngrihuni kundër pronarëve që ju shitën godinën e shkollës

Sipas Ramës, pronarët e shkollës e kanë shitur godinën dhe e kanë spostuar aktivitetin pa marrë leje nga qeveria.

26 Shtator 2022, 10:44 Nga F.M
Nxënësit e 'Mehmet Akif' në protestë, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndërkohë që nxënësit e kolegjit turk 'Memet Akif' po protestojnë kundër mbylljes së shkollës së tyre. në një postim në Twitter, kreu i qeveris u bën thirrje nxënësve që të ngrihen kundër pronarëve të shkollës. Sipas Ramës, pronarët e shkollës e kanë shitur godinën dhe e kanë spostuar aktivitetin pa marrë leje nga qeveria. Kjo gjë, shton kryeministri është e paligjshme dhe ka shtyrë qeverinë që të mbyllë shkollën., 

"Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera,"- shkruan Rama. 

Nxënësit e kolegjit privat 'Mehmet Akif' kanë dalë të protestojnë sot kundër mbylljes së kolegjit turk, vendim i marrë nga qeveria shqiptare me argument ndërrimin e vendndodhjes pa njoftuar. Nxënës, prindër por edhe mësues të këtij kolegji kanë bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit. Ata mabjnë pankarta në duar me mbishkrime të ndryshme. Një prej tyre thotë: Mbyllni derë shkolle e hapni dyer burgu! 

edi rama protesta e mehmet akif mbyllet shkolla “mehmet akif”

Sondazh

Poll