Politike

Berisha: Marrëveshja Serbo-Ruse në New York, një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor!

Kreu i PD-së shton se kjo gjë tregon se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po sillet si një Putin i vogël në Ballkan.

25 Shtator 2022, 13:49 Nga F.M
Berisha: Marrëveshja Serbo-Ruse në New York, një
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se një marrëveshje e firmosur në OKB mes Serbisë e Rusisë po vë në rrezik Ballkanin Perëndimor. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se dy ditë më parë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov u takua në New York me ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç. Sipas Berishës, dyshja kanë nënshkruar një marrëveshje për Bashkëpunimin në Politikën e Jashtme midis Moskës dhe Beogradit. Kreu i PD-së shton se kjo gjë tregon se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po sillet si një Putin i vogël në Ballkan.

Postimi i Berishës:

Marreveshja Serbo- Ruse ne New York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor! Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.  Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone. Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise. Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso - serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve.

sali berisha nikolla selakoviç sergei lavrov

Sondazh

Poll