Aktualitet

Më shumë se 55 kg kanabis në kamion, arrestohet 35-vjeçari në Portin e Durrësit, shpallet në kërkim polici që e ndihmoi

18 Gusht 2019, 07:25 Nga DOSJA
Më shumë se 55 kg kanabis në kamion, arrestohet 35-vjeçari

DURRËS– Një 35-vjeçar është arrestuar nga Polica e Durrësit pasi në kamionin që ai po drjetonte iu zbuluan 55.5 kg kanabis. Mësohet se qytetari me inicialet M.P., e kishte fshehur drogën në vende të ndryshme të kamionit.

Por mësohet se pas kontrolit të imtësishëm të kamionit tip “Scania”, duke përdorur edhe qenin antidrogë u konstatuan 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme.

Kështu që policia ka sekuestruar drogën dhe ka arrestuar 35-vjeçarin. Pas hetimeve ka dalë në dukje se shoferi i kamionit ishte ndihmuar nga një polic, R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi nga Port – Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 55.5 kilogramë cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së rriskut, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit.

Po në lidhje me këtë rast, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor shtetasin R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Vijon…..

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 55 kg kanabis ne kamion arrestohet 35-vjecari durres 55 kg kanabis ne kamion arrestohet 35-vjecari durres

Sondazh

Poll