Aktualitet

“Pse shikon”, adoleshentët terrizojnë Shijakun me armë, në mes të drekës me birra kërcënojnë fqinjët: Do t’ju vr

18 Gusht 2019, 07:19 Nga DOSJA
“Pse shikon”, adoleshentët terrizojnë Shijakun me

DURRËS– Disa adoleshentë janë konfliktuar mes tyre duke sjellë panik në zonën e Shijakut. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Pjezë, Shijak, por vetëm sot është bërë e mundur ndalimi i adoleshëntëve nga policia.

Sipas Policisë, shtetasit J. Gj., 21 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, kanosën me armë zjarri 4 shtetas, banorë të fshatit Hardhishtë që ndodhet në fshatin pranë tyre.

4 banorët e Hardhishtë s ishin duke konsumuar drekë në një prej lokaleve në zonën e Gjepalajt kur janë përplasur verbalisht me J. Gj., dhe E. B.

Këta dy të fundit janë nxehur dhe kanë nxjerrë armët e zjarrit që kishin me vete duke qëlluar në ajër.

Pse shikoni? Do t’ju vrasim!”– mësohet të kenë bërtitur ata duke kërcënuar katër personat e tjerë. Të tjerët ishin larguar me vrap nag lokali.

Ndërkohë mësohet se zanafilla e këtij sherri e ka pasur nga shikimet. Në drekën me birra, të rinjtë që nxorrën armët janë shqetësuar nga shikimet e katër personave të tjerë, të cilët sapo kishin ardhur nga Italia.

Njoftimi nga policia

Policia e Shijakut zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas në ambientet e një lokali. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2019, identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas.

Janë ndaluar shtetasit J. Gj., 21 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. Shtetasit e ndaluar, më datë 13.08.2019, në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E. A., 22 vjeç, A. R., 21 vjeç, V. S., 20 vjeç, J. T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, i kanë kanosur dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adoleshentet terrorizojne shijakun kanosje me arme zjarri pse shikon adoleshentet terrorizojne shijakun kanosje me arme zjarri pse shikon

Sondazh

Poll