Aktualitet

“Qenke kokrra e ku*vës”, qytetarët tregojnë ‘bëmat’ e Mihalit: Unë ju vë kollare njerëzve, polica na për

18 Gusht 2019, 07:49 Nga DOSJA
“Qenke kokrra e ku*vës”, qytetarët tregojnë

TIRANË– Sulmi ndaj turistëve spanjollë nuk ishte sulmi i parë që bëhej në setorantin “Panorma”. Prej vitesh Mihal Kokëdhima shquhej për ‘bëmat’ e tij prej të forti duke zhvatur çdo klient që futej në lokalin e tij.

Në rrjetet sociale disa qytetarë kanë shkruar dhe kanë treguar historinë e tyre në lidhje me pronarin Mihal Kokëdhima. Njëra prej tyre rrëfen se Mihali e ka ofenduar në mes të lokalit dhe e ka quajtur ‘kokrra e ku*vës”. Madje më tej, sipas qytetarës, ai ka shtuar: S’besoj se këtë fëmijë e ke me burrin tënd.

Një tjetër qytetarë tregon se kanë paguar 200 mijë lekë të vjetra për një drekë me kocë rezervati dhe kishin kërkuar shpjegim. “Çfarë menuje doni ju, unë u vë kollaren nejrëzve sa futen në derë,”- u ka thënë Mihali.

Të mërzitur dhe të ndjerë të përdorur, qytetarët mësohet t’u jenë drëjtuar policisë nga e cila sipas tyre kanë marrë shpjegimin: Është kushëriri i Koço Kokëdhimës.

Lexoni mesazhet.

Mihal Kokëdhima u shfaq dje në një video teksa hipte mbi kofanon e furgonit të turistëve spanjollë. Ai ka ecur mbi 3 kilometra mbi kofano duke e thyer xhamin e parmë të makinës me duar. Turistëte filmuan gjithë ngjarjen dhe e denoncuan në polici.

Turistët spanjollë ishin ankuar për shërbimin, që sipas tyre nuk ishte në lartësinë e duhur dhe pronari Mihali i ka ndjekur nga pas.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i tusiteve spanjolle mihal kokedhima dhunimi i tusiteve spanjolle mihal kokedhima

Sondazh

Poll