Aktualitet

Gjendet kufoma e dekompozuar e një mashkulli në detin e Durrësit, Policia: S’kishte shenja dhune

18 Gusht 2019, 08:20 Nga DOSJA
Gjendet kufoma e dekompozuar e një mashkulli në detin e Durrësit,

DURRËS– Është gjetur kufoma e një mashkulli në det në Durrës. Dosja.al mëson se trupi është gjetur nga një peshkarexhë me emrin “Emiliano”, rreth 6 milje nga bregdeti i Durrësit. 

Sipas informacioneve të para raportohej se kufoma ishte e mbështjellë me letër natriban dhe ishte e dekompozuar prej muajsh, por Policia ka hedhur poshtë këtë duke thënë se trupi ishte gjetur pa shenja dhune. 

Pas gjetjes së trupi dyshimet e para ishin, se kishim të bënim me një vrasje dhe më pas hedhjen e viktimës në det, por sërish Policia në reagimin e saj duket se e përjashton këtë pistë.

Sapo kanë gjetur kufomën, ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar policinë, e cila e ka marrë trupin e dekompozuar dhe e ka dërguar në morg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet trupi i dekompozuar policia durres trup i pajete trupi i dekompozuar ne det gjendet trupi i dekompozuar policia durres trup i pajete trupi i dekompozuar ne det

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Gusht 2019, 08:12

TIRANË– Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës. I riu nga Elbasani qarkullonte në kryeqytet me bishën luksoze të ll...